Mogherini: Marrëveshja Prishtinë-Beograd duhet të marr mbështetjen e OKB-së

Mogherini: Marrëveshja Prishtinë-Beograd duhet të marr mbështetjen e OKB-së

Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të marrë mbeshtetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kështu është shprehur Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini në një fjalim në Këshillin e Sigurimit  në Nju Jork. Sipas saj, marrëveshja përfundimtare duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Roli juaj është dhe do të jetë vendimtar, dhe ne jemi të gatshëm, dhe unë personalisht, kemi rastin ta  intensifikojmë diskutimin me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” është shprehur Mogherini.

Diplomatja evropiane ka theksuar se Kosova duhet ta heq taksën ndaj produkteve serbe për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

“Për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur taksa të tërhiqet taksa, unë do të thërrasë një takim të ri në kuadër të dialogut për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që ka për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “, ka thënë Mogherini.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së falënderoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se si është thënë, një qasje konstruktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës./Ibna/