Ministri i Jashtëm rumun: Dialogu ta zgjidhë problemin Kosovë – Serbi

Ministri i Jashtëm rumun: Dialogu ta zgjidhë problemin Kosovë – Serbi

Teodor Meleșcanu, ministër i Jashtëm i Rumanisë, e cila në gjashtëmujorin e parë të këtij viti po kryeson Presidencën e BE-së ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë gëzon mbështetjen e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian dhe se të dy shtetet duhet të fokusohen që t’i tejkalojnë vështirësitë nëpër të cilat po kalohet.

Melescanu ka theksuar se përpos dilaogut nuk ka ndonjë alternativë tjetër për mbylljen e këtij problemi.

“Procesi i dialogut buron nga një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që është hartuar në vitin 2010. Ky dokument është sugjeruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Prandaj, dialogu gëzon përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Teksti i rezolutës mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta lehtësuar dialogun që ka për qëllim përparimin në rrugën drejt BE-së dhe përmirësimin e jetës së njerëzve”, është shprehur ai.

I ka thënë për European Ëestern Balkans në bazë të rezolutës duhet të jetë edhe rezultati final i marrëveshjes mes dy shteteve.

“Sigurisht, rezultati ideal do të duhej të ishte në frymën e kësaj rezolute dhe në pajtim me të. Zbatimi i marrëveshjeve të arritura brenda kornizës së dialogut duhet të bëhet me konsistencë, mirëbesim dhe në atë mënyrë që të pasqyrohet në jetën e përditshme të banorëve të Kosovës”, ka shtuar Melescanu.

Liderët në Kosovë dhe Serbi sipas tij është jetike që të kontribuojnë për të arritur një rezultat të qëndrueshëm në mënyrë që të arrihet stabilitet në rajon./Ibna/