Mikëpritje dhe selfie për Ciprasin në Shkup

Mikëpritje dhe selfie për Ciprasin në Shkup

Kryeministri Alexis Tsipras mbërriti në Shkup në vizitën e tij historike, si kryeministër i parë grek. Agjenda e tij u zhvillua me një vonesë të vogël, ndërsa u prit nga kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar, përmes një ceremonie të zakonshme, pa protokolle të rrepta zyrtare.

Ajo që e bëri vizitën ndryshe ishte selfiet e dy kryeministrave Zaev dhe Tsipras para gazetarëve.

Delegacioni qeveritar grek është i shoqëruar edhe nga komuniteti i biznesit, ndërsa vizita po ndiqet edhe nga një numër i madh i gazetarëve nga vendi fqinj. Tsipras pas takimit me Zaev do të takojë edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi ndërsa më pas do të jenë pjesë e një forumi ekonomik. /IBNA