Mbi 800 kosovarë në pritje për legalizim të armëve

Mbi 800 kosovarë në pritje për legalizim të armëve
Republika e Kosovës po vazhdon të ballafaqohet me problematikën e armëve pa leje. Në vitin 2018, nga 32 vrasje, 26 janë me armë zjarri, që paraqet edhe rrezikun nga ky lloj i armëve.
Qytetarët duhet të vetëdijesohen për rëndësinë e legalizimit të armëve, dhe të shfrytëzojnë afatet e dhëna nga MPB për aplikim.
Kështu u tha në tryezën mbi kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.
Aty u tha se zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të realizohet pa paqe dhe siguri e flukset ilegale të armëve janë ndër faktorët që shkaktojnë dhunë, pasiguri dhe padrejtësi.
Përfaqësuesja e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë , Alessandra Roccasalvo, tha se MPB ka një rol në informimin e qytetarëve të vendit se ku qëndron siguria në vend.
“Armët e vogla janë një sfidë me të cilën përballeni për vite me radhë”, tha ajo.
Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme tha se, mbi 800 kosovarë në pritje për legalizim të armëve.
“Unë ftoj qytetarët që të mënyrë vullnetare të aplikojnë për legalizim të armëve”, tha ai. Mbi 800 armë janë në procedurë për legalizimin të armëve në Kosovë. Në presim deri në 1300 qytetarë të aplikojnë për aplikim për legalizim”, tha ai. Sipas tij, janë shumë faktorë që në Ballkanin Perëndimor qytetarët të kenë rezervë për legalizim të armëve. Zeka vlerësoi se një armë e legalizuar shpëton një jetë.
Drejtori i Divizionit për Siguri Publike, Gazmend Hoxha, tha se Policia e Kosovës ka investuar edhe në pajisje të veçanta në drejtim të luftimit të armëve pa leje. “Sfidë për neve në luftimin e trafikimit me armë mbetet mosanëtarësimi i Kosovës në organizata botërore të sigurisë, sikurse është INTERPOL-i. Kosova nuk është vend i prodhimit të armëve, por vend tranzit”,u shpreh ai./Ibna/