Mbi 22 për qind e popullatës në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfëri

Mbi 22 për qind e popullatës në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfëri

Të dhënat e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, tregojnë se rreth 22,2 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend konsiderohet e varfër. Në konferencën vjetore “Java e Solidaritetit”, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, thotw se shifrat pwr tw varfwrit janw shqetwsuese.

“Varfëria nuk nënkupton vetëm mungesë të ushqimit. Ne gjithashtu mund të flasim për varfërinë kulturore, varfërinë ekonomike dhe varfërinë materiale. Duke pasur parasysh të gjithë këta faktorë, të dhënat tona tregojnë se numri i të varfërve është 22 përqind”, theksoi Saiti.

Bllazhe Josifovski nga organizata joqeveritare “Site Siti” tha se fatkeqësisht ka rritje të numrit të varfërisë në Maqedoninë e Veriut me rreth një për qind, duke shtuar se në vitin 2017, 460.000 njerëz kanë qenë në pragun e varfërisë.

Sipas Kryqit të Kuq, në mbarë botën, dy miliardë njerëz jetojnë në varfëri, 750 milionë në varfëri ekstreme dhe 800 mijë në uri kronike./IBNA