Marrëveshja finale e detajuar mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja finale e detajuar mes Kosovës dhe Serbisë

Drafti i marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë i botuar kohë më parë tashmë ka dalë më i detajuar.

Sipas kësaj marrëveshje e cila ka pushtuar rrjetet sociale në Kosovë, Mitrovica  merr statusin e “Free City”, ndërsa ndërmarrje metalurgjike “Trepca”, e cila llogaritet ti ketë rreth 500 miliard resurse natyrore merr status special.

Në këtë ndërmarrje do të krijohet Konzorciumi i përbashkët nga kapitali

amerikan-francez-rus-kinez për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen

Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për buxhetin e Kosovës.

Komuna e Preshevës e cila gjendet në Jug të Serbisë hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevac – Ljanik – Svinjiste – Sebrat– Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolice – Letovice. Ndërsa komuna e Bujanoci  merr statusin “Special District”. Draft marrëveshja parasheh që ky qytet të ketë një presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.

Baza ushtarake “JUG” në CEPOTINE bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.

Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman.

Gjithashtu me këtë marrëveshje parashihet që Patriarkana e Pejës dhe kishat serbe në Kosovë të marrin status ekstraterritorial në territor të Kosovës.

Kjo marrëveshje pritet të garantohet nga ëshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.

Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën 15 Maj 2019. Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019. Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë Kushtetutat e tyre. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntor 2019.

Ky dokument nuk është komentuar nga autoritetet në Prishtinë. I vetmi që ka reaguar është lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka atakuar presidentin Hashim Thaçi dhe planin e tij dhe siç ka shkruar pazarin për Kosovën.

“Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika! Sepse i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar.

Kosovën don ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë: dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet. Çka i bie kjo, si Bosnja, si Palestina apo si Hong Kongu? Paj, të trija këto. Ama në fund të dialogut na vjen njohja, thotë edhe qeveria porsi ai – pra, do të njihet ajo që mbetet nga Kosova, ndërkohë që e kanë pranuar mosnjohjen e Serbisë. Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin”, është shprehur Kurti./Ibna/