Maqedonia e Veriut ulet në tryezën e NATO-s

Maqedonia e Veriut ulet në tryezën e NATO-s

Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë ulet në tryezën e NATO-s.  Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sekerinska tha se ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme.

“Ju falënderoj për mundësinë që në kohë të vështira ia mundësuat vendit tim të bëhet pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Me vullnet dhe përkushtim arrihet gjithçka, së bashku ia arritëm”, theksoi ministrja Sekerinska në takimin e Aleancës.

Nga ana tjetër sekretari i NATO-s, Jens Sotltenberg tha se sot është një ditë e madhe që tashmë Maqedonia e Veriut është ulur në një tryezë.

“Është kënaqësi e madhe t’ju kem këtu për herë të parë, të ftuar si përfaqësues të vendit tuja në selinë e NATO-s. Gjithashtu është kënaqësie që nuk do t’ju thërrasë me emrin e gjatë, por me emrin e ri të vendit tuaj Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik për të gjithë ne”, theksoi Stoltenberg. /IBNA