Maqedonia e Veriut siguron një pikë përballë Sllovenisë

Maqedonia e Veriut siguron një pikë përballë Sllovenisë

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka barazuar 1:1 në transfertën me Slloveninë, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Të dyja skuadrat e nisën në mënyrë agresive takimin duke krijuar raste të shumta shënimi, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 35-të kur Miha Zajc shënon me kokë për epërsi 1:0 të sllovenëve, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në anën tjetër përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut barazoi rezultatin në pjesën e dytë me golin e Enis Bardhit. Në dy ndeshjet e luajtura janë siguruar katër pikë, pas fitores në ndeshjen e parë javën e kaluar me Lituaninë. /IBNA