Maqedonia e Veriut për 23 vende e përmirësoi rejtingun në Indeksin Botëror të Paqes

Maqedonia e Veriut për 23 vende e përmirësoi rejtingun në Indeksin Botëror të Paqes
Maqedonia e Veriut ka avancuar për 23 vende listën e Indeksit Botëror të Paqes në krahasim me vitin e kaluar dhe e ndanë vendin e 65 me Greqinë. Në mesin e 25 vendeve në listë 17 janë nga Evropa. 11 vite me radhë Islanda është vendi më i sigurt për të jetuar, ndërkaq në vendin e fundit, ashtu si edhe vitin e kaluar është Afganistani.
sipas hulumtimit për indeksin vjetor global të paqes, në bazë të së cilit rangohen vendet prej “më të sigurtës” deri në “më e pasigurta”, vlerëson se në krahasim periudhën prej një dekade, bota në vitit 2019-të është më i sigurt në pesë vitet e fundit.
Nga rajoni, Rumania është në vendin e 25-të, Bullgaria në vendin e 26-të, Kroacia në vendin e 28-të, Serbia në vendin e 50-të, Shqipëria në vendin e 51-të, Mali i Zi në vendin e 67-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 81-të dhe Kosova në vendin e 86-të./IBNA