Maqedonia e Veriut me Tamarën u kualifikua për në finalen e ‘Eurovision 2019’

Maqedonia e Veriut me Tamarën u kualifikua për në finalen e ‘Eurovision 2019’

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Tamara Todevska ka realizuar me sukses paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian të muzikës, ‘Eurovision 2019’. Pas kualifikimit, ajo u shpreh:

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë! Sonte këndova për të gjithë ne! Jam krenare për tërë ekipin. Treguam se me punë ekipore dhe shumë dashuri gjithçka është e mundur. Mallkimi u shkatërrua! Pas shtatë vjetësh sërish në finale! Ju dua shumë”, tha Tamara.

Në lidhje me paraqitjen e saj, sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ftuar diasporën maqedonase që të votojnë për të./IBNA