Maqedonia e Veriut e 23-ta për borxhin më të lartë në Evropë

Maqedonia e Veriut e 23-ta për borxhin më të lartë në Evropë

Me një borxh që vlen sa gati 42,2 % e Bruto Prodhimit Vendor (GDP), Maqedonia e Veriut renditet e 23-ta në Evropë, bazuar në të dhënat e Eurostat për borxhin e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit, që i referohet vitit 2018.

Në rajon, Shqipëria ka borxhin më të lartë, së bashku me Malin e Zi, ndërsa Serbia, që dikur e kishte këtë tregues edhe më të lartë sesa Shqipëria, e ka ulur në 56.4% të PBB-së, Bosnja 38.6%. Kosova ka borxhin më të ulët jo vetëm në rajon, por renditet e parafundit në Europë, me 16.6% të PBB-së, duke lënë pas vetëm Estoninë.

Sipas Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut, borxhi publik në tre muajt e parë të këtij viti, është rritur për 40 milionë euro krahasuar me vitin 2018, duke shkuar mbi 5,2 miliardë euro. /IBNA