Mali i Zi përkrah çdo marrëveshje për të cilën pajtohen Kosova e Serbia

Mali i Zi përkrah çdo marrëveshje për të cilën pajtohen Kosova e Serbia
 Në Kosovë, ministri i jashtëm malazez tha se vendi i tij do të përkrahë çdo marrëveshje për të cilën pajtohen Kosova e Serbia, por tërhoqi vërejtjen se shkëmbimi i territoreve në Ballkan nuk është gjithmonë ide e mirë.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, e cila përkoi me një vjetorin e ratifikimit të marrrëveshjen për shënimin e kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi, një çështje kjo që kishte çuar përplasje dhe ndasi të mëdha në skenën politike në vend.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se, ndjehet ndjehem i inkurajuar me qëndrimin e homologut tim malazez, i cili sugjeron që përmbyllja e dialogut me Serbi duhet të përfundoj me njohje.
“Pothuaj secili shtet në rajon sugjeron të njejtin epilog, prandaj besojmë që Serbia do ta kuptoj që e ardhmja e saj pa njohje të Kosovës, është e ardhme e errët dhe pa perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare”, u shpreh Pacolli.
Sipas tij, “Serbia nuk duhet të pengoj shtetet në fqinjësi të ndjekin kursin perendimor dhe se së bashku me Bosnjën duhet ta korigjojnë kompasin e prishur politik”.
Kosova i ka mbyllur të gjitha cështjes e hapura me vendet e rajonit, përjashtuar Serbinë me të cilën është duke zhvilluar bisedimet për normalizimin që nga viti 2001.
ShBA-të, Bashkimi Evropiani dhe vende tjera nga rajoni kanë shprehur vullnetin për të ndihmuar arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2019. /Ibna/