Lideri i VMRO-DPMNE nuk merrë pjesë në takimin e liderëve

Lideri i VMRO-DPMNE nuk merrë pjesë në takimin e liderëve

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk do të marr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev për ditën e premte. Përmes një porosie, Mickoski ka theksuar: “Ju kuptoj se jeni mësuar me liderë të cilët i ndryshojnë qëndrimet gjatë ditë. Ju lus që të dëgjoni konferencën e fundit për media dhe aty e keni përgjigjen time”.

Sipas tij, opozita dhe pushtetit kanë qëndrime të kundërta për pikat e takimit dhe se takimi i vetëm në të cilin lideri opozitar do të merrte pjesë është ai në të cilin do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zaev duke i bërë thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së që ta pranojë ftesën për takim, tha se nuk e ka ndërmend t’ia plotësojë dëshirat për zgjedhje të parakohshme dhe t’i bllokojë proceset për në NATO dhe BE. Në takim janë ftuar edhe kreu i partisë shqiptare në pushtet BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), Ali Ahmeti dhe kryetari i partisë më të madhe opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela. Zaev ka kërkuar që të bisedohet për kodin zgjedhor, Prokurorinë Speciale dhe për regjistrimin e popullsisë. /IBNA