Letra e diplomatëve amerikanë trazon skenën politike në Kosovë

Letra e diplomatëve amerikanë trazon skenën politike në Kosovë

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe delegacioni i saj për bisedime me Serbinë sot kanë filluar një takim për të diskutuar një platformë bisedimesh dhe letrën e zyrtarëve amerikanë që paralajmërojnë masa të reja ndaj Kosovës nëse ajo nuk pezullon tarifat ndaj mallrave serbe.

Para këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj komentoi shkurt deklaratat e fundit të Presidentit të Kosovës,  Hashim Thaci dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët po kërkon pezullimin e kësaj takse.

“As Presidenti, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës. Ata e dinë vetë çka kërkojmë”, tha Haradinaj të enjten.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët.

Presidenti Thaçi, i cili u takua të mërkurën me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, tha se janë pajtuar se është thëlbsore “është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësore për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”,  u shpreh presidenti.

Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar që shënon edhe rastin e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhe kanë paralajmëruar veprime dënuese për Kosovën.

Në letrën e zyrtarëve amerikanë shpjegohet se për shkak të qasjes së Kosovës, është vendosur që të anulohet vizita e planifikuar e Gjeneralit(Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë dhe se do të shihen me kujdes “aspektet e tjera të bashkëpunimit”.

SHBA-të kërkojnë që kontesti i hapur mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet gjatë vititi 2019, ndërsa analistët në Prishtinë vlerësojnë se kjo mund të arrihet vetëm me një qeveri gjithëpërfshirëse.

Kjo do të nënkuptonte rikonfigurimin dhe zgjerimin e qeverisë edhe me partitë opozitare në vend. /Ibna/