Kuvendi votoi ministrat e rinj të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Kuvendi votoi ministrat e rinj të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi mbrëmë ministrat e rinj në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev.

Ministrat e rinj janë: Sadulla Duraku – ministër i Ministrisë për sistem politik, Naser Nuredini – ministër i ekologjisë, Trajan Dimkovski – ministër i Bujqësisë, Hysni Ismaili – ministër i Kulturës  dhe Goran Milevski – Ministër i Pushtetit Lokal.

Pozita e ministrit të Financave ka ngelur bosh, pasi që kryeministri Zoran Zaev dje tërhoqi kandidimin e tij për këtë detyrë, megjithatë ai do të udhëheq me këtë dikaster deri në zgjedhjen e ministrit të ri.

Pas votimit, ministrat e rinj dhanë deklaratat solemne. Zgjedhja e kabinetit të pjesërishëm të Qeverisë së koalicionit mes SDSM, BDI, Altnerativa, PDSh dhe partive tjera pasoi pas debatit dyditësh, ku pati përplasje mes pozitës dhe opozitës./IBNA