Kushtet e Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Kushtet e Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën
Për  vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është e nevojshme heqja e taksës dhe një angazhim më i madh i bashkësisë ndërkombëtare.
Kështu është shprehur kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, duke kërkuar që Kosova të heq barrierat ndaj produkteve serbe.
“Nëse prioriteti parasheh tolerimin e veprimeve të njëanshme atëherë zgjidhje nuk ka. Nuk jam i sigurt se BE-ja nuk kishte mekanizma të ndikojë tek Prishtina. Për vazhdimin e dialogut është me rëndësi të reagohet më fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar Drecun.
Thirrjet për zgjedhje në Kosovë dhe dilema se kush do të jetë në qeverisje në Prishtinë janë aktualitet. Por, në lidhje me dialogun me Serbinë nuk ka asnjë fjalë.
Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ka bllokuar nismën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili kishte përgatitur agjendën e një takimi mes Prishtinës dhe Beogradit në muajin shtator.
Deri në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë dialogu me Serbinë do të mbetet pezull. /Ibna/