Kush do ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi?

Kush do ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi?
Bisedimet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë filluan në vitin 2011.
Në këtë proces të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian janë arritur disda marrëveshje në fushën e ekonomisë, telekomunikacionit, energjisë…, por të njëjtat nuk kanë gjetur zbatim.
Protagonistët kryesor të këtyre bisedimeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe homologu i tij serb sot kanë qëndrime të ndryshme për këtë proces.
Autoritetet kosovare vlerësojnë se BE-ja nuk është e aftë dhe unike për ta udhëhequr këtë proces pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në samitin e fundit të Berlin ka thënë se nuk ka dialog pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
“Takimi i Berlinit më shumë justifikoi vonesat dhe paqartësitë qe kanë kanë brenda vetës shtetet e Bashkimit Europian. Synimi i Berlinit duhet të jetë edhe unifikimi i shteteve të Kuintit.
Kur pesë vendet e Kuintit, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia të jenë unike për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të ketë një zgjidhje”, është shprehur ai.
Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vucic vlerëson se pa evropianët në rajon nuk mund të zgjidhet asnjë problem.
“Kam pasur takime në Pekin me përfaqësues të Kinës dhe Rusisë, por pavarësisht fuqisë së tyre, fuqisë së Amerikës, duhet kuptuar se pa gjermanët dhe francezët, pa italianët dhe evropianët e tjerë”, Serbia “nuk do të mund të zgjidhë asnjë problem në të ardhmen”, është shprehur ai. /Ibna/