Kurti: Zgjedhjet e reja, janë shumë të nevojshme

Kurti: Zgjedhjet e reja, janë shumë të nevojshme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, thotë se zgjedhjet në Kosovë janë shumë të nevojshme.
Ai ka përmendur disa shifra që tregojnë se zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e të drejtave sociale në Kosovë është i mangët.
“Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Vdekshmëria e foshnjeve në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen”, ka shkruar Kurti.
Në këto rrethana Kurti ka theksuar se, ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike.
Ai ka theksuar se zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme. Zgjedhje të reja ka kërkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës duke adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë Haradinaj. Lideri i i LDK-së ka theksuar se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për ta qeverisur vendin. /Ibna/