Kurti: Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë ide e gabuar

Kurti: Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë ide e gabuar
Parlamenti i Kosovës ka filluar debatin për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për ta dënuar gjenocidin e Serbisë.
Ky propozim që ka ardhur nga kryeparlamentari Kadri Veseli është kritikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Ai thotë se  ideja për Tribunal Ndërkombëtar kërkon kohë dhe duke vështirë e relizueshme.
“Ideja për Tribunalin Ndërkombëtar është ide që të ecim ngadalë, jo që të ecim shpejt. Nëse duam të ecim shpejt, nuk ecet me Tribunal Ndërkombëtar. Tribunali Ndërkombëtar merr vite, mijëra faqe do t’i merr para se t’ia nisë punës. Edhe, po vdesin dëshmitarët. Edhe, ne po dobësohemi në ndjekjen e krimit serb”, është shprehur Kurti.
Lideri opozitar thekson se krimet serbe duhet të ndiqen nga institucionet e drejtësisë vendore.
“Ne i kemi prokurorët tanë, 192 prokurorë i kemi. Disa prej tyre janë edhe për ndjekjen e krimeve të luftës. Le ta rrisim numrin e tyre. Tre, tash për tash, i ndjekin krimet e luftës, le t’i bëjmë 30. Por le t’ua krijojmë mundësinë, si Kroacia, që t’i akuzojnë, gjykojnë e dënojnë në mungesë kriminelët e luftës”, thekson Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes vlerëson se Kosova duhet ta padisë Serbisë për gjenocid në GJND dhe duhet të ndodhë plotësim ndryshimi i Kodit Penal, i cili i jep mundësinë prokurorëve tanë për gjykim në mungesë të kriminelëve serbë të luftës./Ibna/