Kurti: Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe qeveri të re

Kurti: Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe qeveri të re
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, porositi se e populli i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të reja.
Në njw tubim në kuadër të fushatës “Kundër qeverisw sw hajnisë”, Kurti tha se me Kosovën po udhëheqë koalicioni i cili “po e gërryen  buxhetin e shtetit dhe pasuritë e Kosovës”.
“Kemi nevojë për zgjedhje të reja, sepse nevojitet një qeveri e re, e cila e ndalë dhe e ndalon korrupsionin, që e mbyllë kapitullin e kapjes së shtetit, që e orienton ekonominë kah prodhimtaria, që e lidhë arsimin me ekonominë, dhe që themelon edhe Fond Sovran edhe Bankë Zhvillimore”, tha Kurti.
Kjo Qeveri, sipas liderit të VV-së, investon vetëm në projekte të shtrenjat, duke i lënë anash punët elementare, sepse, siç tha, “ato kushtojnë lirë dhe prej tyre nuk mund të vjedhin shumë”.
VV javën e kaluar paralajmëroi se do të organizojë protesta masovike me qëllim të ndërrimit të Qeverisë së Haradinajt, si dhe të presidentit të shtetit, Hashim Thaçi.
Mbështetje për aprtinë e Kurtit për rrëzimin e Qeverisë përmes votimit të mosbesimit në Kuvend paralajmëroi edhe partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ish-kryeministrit Isa Mustafa./Ibna/