Kryeparlamentari Veseli paralajmëron rrëzimin e Qeverisë

Kryeparlamentari Veseli paralajmëron rrëzimin e Qeverisë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Mitrovicë se çdo Qeveri që rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e Bondsteel-it në Kosovë mund të bjerë.

Këtë porosi ai ja dërgoi kryeministrit Haradinaj i cili ka refuzuar sugjerimet e SHBA-ve për heqjen e tarifave ndaj produkteve serbe.

“Të gjitha Qeveritë mund të ecin e baza ushtarake amerikne Bondsteeli jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA-në. Ju e keni vërejt që unë jam tërheqë nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu, kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, deklaroi Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Veseli tha se Serbisë do t’i përgjigjemi ashtu si e meriton dhe se politikanët e kanë për detyrë mbrojtjen e Kosovës./Ibna