Kryeministri Haradinaj shkarkoi Zv/Ministren serbe Vesna Mikiç

Kryeministri Haradinaj shkarkoi Zv/Ministren serbe Vesna Mikiç

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën nga detyra zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, siç tha ai për shkak të , gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme.

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj pasoi vlerësimin që Zv. Ministrja Mikiç kishte bërë një ditë më parë lidhur me njëzet vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Ajo shkroi në rrjetet sociale se ”para njëzet vitesh aleanca e NATO-s ka ushtruar gjenocid të planifikuar ndaj një shteti sovran që për dekada ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar brenda kufijve të vet”.

Zonja Mikiç tha se “edhe pas njëzet viteve, Serbia përballet me trysni të tejskajshme për të njohur pavarësinë e vetëshpallur brenda territorit të saj”.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri Ramush Haradinaj shkroi se ka liruar nga detyra zonjën Mikiç duke nënvizuar se në qeverinë dhe institucionet e Kosovës nuk ka vend për individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike./Ibna/