Kryeministri Haradinaj asnjë takim zyrtarë në SHBA

Kryeministri Haradinaj asnjë takim zyrtarë në SHBA
Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe refuzimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj që taksa të mbetet në fuqi,  ka tendosur raportet mes dy vendeve.
Kjo ftohje marrëdhëniesh mes dy vendesh është vërejtur gjatë vizitës së kryeministrit, Ramush Haradinaj në Uashington dhe Nju Jork, ku nuk ka realizuar pothuajse asnjë takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Ndonëse para vizitës në njoftimin e qeverisë së Kosovës thuhet se Haradinaj do të ketë takime me zyrtarë të lartë të SHBA-ve, ato nuk kanë ndodhur.
Ai ka realizuar një takim me ambasadoren e Kosovës, Vlora Citaku në Uashington si dhe takime tjera me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikanë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara disa herë përmes komunikatave zyrtare ka porositur pezullimin taksës dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.
“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike, pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale”, thuhet në komunikatën e fundit të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
Shtetet e Bashkuara po i nxisin Prishtinën dhe Beogradin të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden, tha në Tiranë, Mattheë Palmer, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të një marrëveshjeje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.
Por, dihet se dialogu mes Prishtinë dhe Beogradit nuk ka gjasa të rifilloj pa heqjen e barrierave tregtare.
Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj disa herë ka përsëritur se taksa ndaj për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. /Ibna/