Kosovë: Opozita bëhet gati për rrëzimin e qeverisë

Kosovë: Opozita bëhet gati për rrëzimin e qeverisë

Partitë opozitare në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje do të fillojnë të koordinohet për rrëzimin e qeverisë, e cila drejtohet nga kryministri, Ramush Haradinaj.

Lideri i LDK-së, Isa Musfara thotë se, gjatë kësaj jave do ta realizoj një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN.

Ai ka bërë të ditur se do të takohet edhe me liderin e PSD-së, Shpend Ahmeti, parti kjo e dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, por që ka 12 deputetë.

Nëse arrijnë të bashkohen rreth kësaj nisme, do të kenë 56 deputetë, ndërsa për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota.

Shpresa e opozitës qëndron në faktin se partitë e koalicionit kanë qëndrime të kundërta për shumë procese dhe se disa deputet të pushtetit mund të votojnë për rrëzimin e qeverisë.

Dy liderët, Kurti dhe Mustafa ka kohë që kanë drejtuar akuza të shumta ndaj pushteti për korrupsion, krim të organizuar, mos funksionim të pushtetit të jurisprudencës si dhe dështim të proceseve eurointegruese.

Lideri i Vetëvendosjes ka kohë që ka filluar një fushatë në tërë territorin e vendin me temë: „Kundër kualicionit të hajnisë“.

Në fjalimet e tij ai ka theksuar se drejtësia dhe të gjitha institucionet e pavarura janë të kapura nga pushteti aktual në Prishtinë.

Në anën tjetër, lideri i LDK-së ka akuzuar pushtetin aktual për dështimin e proceseve eurointegruse, politikat e gabuara ekonomike si dhe shumë akuza tjera të rënda për korrupsion dhe nepotizëm. /Ibna/