Kosovë: Lideri i opozitës kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Kosovë: Lideri i opozitës kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaci.

Ai ka thënë se mes dy udhëheqësve shtetëor nuk egziston një unitet sa i përket dilaogut me Serbinë dhe barrierave ndaj produkteve serbe. Sipas tij vendi gjithashtu po përballet me keq qeverisje dhe dështim në planin eurointegrimeve.

“Njëri sillet sikurse Kosova është pronë e tij, e tjetri shprehet se unë do ta bëjë këtë, unë do ta ndryshojë Kushtetutën, unë do ta bashkojë Luginën e Preshevës, thua se Kosova dhe Kushtetuta është harmonike e presidentit të Republikës së Kosovës dhe me këtë me një formë bën shkelje të Kushtetutës sepse dihet me Kushtetutë se kush mund t’i bëjë këto”, tha Mustafa.

Lideri i opozitës theksoi se: “zgjidhja e vetme që të dilet nga ky qorrsokak janë zgjedhjet e parakoshme parlamentare”.

Ai ka mohuar se LDK-ja do të mund të bëhet pjesë e ndonjë qeverie në këtë mandat.

“Askush mos të mendoj në Kosovë që LDK-ja do të hyjë në qeveri në këtë mandat për të shpëtuar ndytësitë e këtij koalicioni përmes LDK-së. Këtë s’do ta bëjmë, këta që e kanë bërë duhet ta lajnë vetë”, ka theksuar Mustafa./Ibna/