Kosovë, debate mbi mundësinë e zgjedhjeve

Kosovë, debate mbi mundësinë e zgjedhjeve

ë Kosovë dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, e ka zhytur vendin në debate të shumta për rrjedhat politike dhe mundësitë e daljes nga kjo situatë.

Partitë politike janë shprehur të gatshme për zgjedhje, ndërsa heshtja e deritashme e presidentit, Hashim Thaçi, në dorë të të cilit është tashmë çdo gjë, u ka hapur rrugë spekulimeve nëse vërtetë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, apo mund të provohet ndonjë zgjidhje tjetër nga zgjedhjet, me gjithë hapësirën tepër të ngushtë për një mundësi të tillë.

Partitë politike, të gjitha pa përjashtim kanë kërkuar zgjedhje të reja.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur se partia të cilës i takon ai kërkon zgjedhje të reja për krijimin e institucioneve demokratike dhe legjitime.

Ai ka theksuar se Qeveria e re duhet ti përmirësoj raportet me SHBA-të dhe aleatët tjerë ndërkombëtarë.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk pranojnë qeveri teknike, por vetëm zgjedhje të reja.

Zgjedhje kanë kërkuar edhe partitë në pushtet, AAK, PDK dhe Nisma Socialdemokrate.

Të gjitha partitë janë në pritje të presidentit, i cili akoma nuk ka ftuar takimin për konsultimin e datës së zgjedhjeve.

Subjektet opozitare i kanë bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që sa më shpejt t’i fillojë konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve, në të kundërtën, ato kanë paralajmëruar se do të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për ta shpërndarë Kuvendin. Ibna/