Kosovë, arrestohen dy shtetas serbë nën dyshimin për spiunazh

Kosovë, arrestohen dy shtetas serbë nën dyshimin për spiunazh
Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serb në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” që lidhë Kosovën me Serbinë.
Ata dyshohen pwr spiunazh. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia e Kosovës, gjatë kontrollimit të një makine me të cilën udhëtonin dy persona, njëri i lindur në vitin 1959 dhe tjetri në vitin 1978, gjeti disa dokumente dhe pas këshillimit me prokurorin e shtetit, i arrestoi të dy udhëtarët nën dyshimet për spiunazh.
Policia nuk dha ndonjë hollësi për dokumentet e gjetura e as nuk e bëri të ditur identitetin e të arrestuarve.
Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, tha se të arrestuarit janë Trajan Trajkoviç dhe Boban Dajiç, drejtorë shkollash në rajonin e Gjilanit, duke e cilësuar arrestimin si “sulm ndaj popullatës serbe dhe shembull të dhunës juridike”./Ibna/