Kosova synon anëtarësimin në NATO

Kosova synon anëtarësimin në NATO
Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Kështu u shpreh sot kryeministri Ramush Haradinaj pas jë takimi me Komitetin Ndër-Ministrotr për anëtarësim dhe Integrim në NATO.
“Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO”, deklaroi Haradinaj.
Ai theksoi se, forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO.
Profesori i Shkencave Politike, Gjon Culaj thotë për IBNA se Kosova në rrugën e saj drejt integrimit në NATO, do të përballet me sfida, si të brendshme ashtu edhe të jashtme.
Ai thotë se përpos dialogut të strukturuar që duhet të nis në mënyrë që të shkohet drejt marrëveshjes se parë të partneritetit për paqe, duhet punuar edhe në aspektin bilateral me shtetet që janë pjesë e NATO-s e të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Ibna/