Kosova po rrezikohet nga ikja e të rinjve

Kosova po rrezikohet nga ikja e të rinjve

Derisa sa lidershipi kosovar po e pret liberalizimin e vizave, një numër i madh i të rinjve kosovare për çdo ditë po largohet drejtë Shteteve Anëtare të BE-së.

Në të shumtën e rasteve, Gjermania është destinacioni i tyre, vend i cili ka hapur dyertë për kuadro deficitarë nga Kosova dhe rajoni.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, është vërshuar nga kërkesat e shumta për termime, nga të rinjtë të cilët tashmë kanë gjetur punë në këtë shtet dhe presin të marrin vizën për një rrugë njëdrejtishme.

Pjesa dërrmuese nisen për të punuar në sektorin e ndërtimit dhe gastronomisë, por ka edhe shumë që janë punësuar si pastrues apo kujdestarë shëndetësorë. Në mesin e tyre ka edhe mjekë dhe të rinjë të kualifikuar të profesioneve të ndryshme.

Viza e punës jepet për aq sa zgjat kontrata. Kur kontratës i përfundon afati, imigrantët duhet të kthehen sërish në vend. Por nëse kanë paguar sigurime shoqërore, ata mund të gëzojnë përfitimet nga asistenca  e papunësisë, sigurimet shëndetësore dhe pensionet.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli shprehet i shqetësuar për këtë egzod masiv që ka përfshirë edhe vendet tjera të rajonit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në konferencën “Dialogu publiko-privat”, ku po diskutohet për ndërmarrësinë dhe ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

Ai thotë se, Kosova po rrezikohet nga fakti që rinia mund ta lëshojë vendin.

 “Kosova rrezikohet nga fakti që rinia jonë mund ta lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një rëndim demografik. Pra mund të jemi për 100 mijë ose 200 mijë banorë më pak. Pra Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Kosova duhet që këta ndërmarrës t’i sjellë në Kosovë”, theskon Veseli.

Njohësit e zhvillime politike në Kosovë theksojnë se të rinjtë po ikin për shkak të mungesës së perspektivës dhe vendeve të reja të punës.

Analisti Vilhard Shala thotë për IBNA se, arsyet e largimit të të rinjve janë  ekonomike dhe politike.

“Qeverisjet e dobëta, mungesa e vlerave dhe meritokracisë, papunësia dhe pagat e ulëta janë disa nga arsyet kryesore që i po i detyrojnë të rinjtë ta braktisin vendin.

Shumë të rinjtë të kualifikuar nuk mund të gjejnë punë nuk kanë ndonjë afërsi me partitë politike. Ndërkaq, nëse arrijnë të punësohen në sektorin privat, në shumicën e rasteve pagat janë minimale”, thekson Shala.

Sipas tij, ikja e të rinjve është edhe rezultat i mos funksionimit të institucioneve shtetërore, si dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme.

 “Ky fenomenë po shfaqet për shkak të anashkalimit të trurit dhe intelektualizmit si dhe dominimit të klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm”, thekson ai./Ibna/