Kosova merr lajm të keq për vizat

Kosova merr lajm të keq për vizat
Brukseli zyrarë është duke shqyrtuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, por gjasat janë që ky vendim të shtyhet për afat tjetër kohor.
Franca dhe disa shtete të tjera të BE’së besojnë që Kosova ende nuk ka përmbushur kushtet e nevojshme për liberalizmin e vizave.
Senatorja franceze Helen Conëay-Mouyret në llogarinë e saj në Tëitter ka publikuar përgjigjen nga ministria e Evropës dhe punëve të jashtme të Francës.
“Franca, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, besojnë që në këtë fazë jo të gjitha kushtet janë përmbushur. Në fushën e sundimit të ligjit, pak progres është bërë kohët e fundit por jo mjaftueshëm që të ndalet korrupsioni. Vazhdimi i reformave është I nevojshëm që të ketë ndikim në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ligjet e reja që duhet aprovuar duhet impelmentuar shpejt dhe në vazhdimësi”, thotë ministria e punëve të jashtme franceze në përgjigjen e saj.
Në konkluzionin e Këshillit të Ministrave të BE-së që do të miratohen në mbledhjen e sotme  theksohet se Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë negociatat për të arritur marrëveshje paqësore dhe përfundimtare.
Kjo do të jetë si kushtë për të dyja shtetet për të ecur më shpejtë drejtë integrimeve evropiane.
Kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë (dhe të dënuarit për krime lufte), për mosimplementimin e Asociacionit, për mosçeljen e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale.
Por, për Qeverinë e Kosovës pjesa më e rëndë duhet të jetë ajo tek pika e fundit, që flet për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit, që përmbyllet me fjalinë se ky vendim akoma është duke u shqyrtuar.
Konkluzat e Këshillit adresojnë po ashtu edhe kritikat, që deri tani kësaj qeverie i janë bërë nga shoqëria civile, për mungesën e vendosmërisë në trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Ibna/