Kosova me rënie më të madhe në rajon të azilkërkuesve në BE

Kosova me rënie më të madhe në rajon të azilkërkuesve në BE
Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve në BE.
Sipas raportit të fundit të institutit EPIK, Kosova në vitin 2018 kishte vetëm 4,970 azilkërkues, përdallim nga viti 2015 kur kishte 72, 480.
Instituti EPIK thotë se nga viti 2015, numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor ka rënë në mënyrë të qëndrueshme në nivelin më të ulët të shënuar në vitin 2018 prej 40,420 azilkërkues, prej të cilëve 31,835 ishin azilkërkues për herë të parë.
“Në vitin 2018, Shqipëria dhe Serbia ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 21,915, dhe respektivisht  6,145 azilkërkues, prej tyre 19,045 dhe respektivisht 4,340 ishin azilkërkues për herë të parë.
Në këtë drejtim, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve nga 72,480 në vitin 2015, prej të cilëve 66,885 ishin azilkërkues për herë të parë, në 4,970 në 2018, prej të cilëve 3,300 ishin azilkërkues për herë të parë – rënie prej 93%”, thuhet në raport./Ibna/