Kosova kërkon drejtësi për gjenocidin serb

Kosova kërkon drejtësi për gjenocidin serb

Njëzetvjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, autoritet e këtij shteti kërkojnë dënimin e gjenocidit serb.

Kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi sot se, Shteti i Kosovës duhet të veprojë konkretisht për të kërkuar drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë.

“Kosova duhet të përgatitet, duke e vënë drejtësinë në vend për gjenocidin serb, edhe për jetën në fqinjësi të mirë, edhe në paqe me të gjithë, e edhe me Serbinë“, deklaroi Veseli.

Ai ftoi gjitha partitë të jenë bashkë në iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se, Serbia refuzon të përgjigjet për krimet e kryera.

“Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera. Por kosovarët nuk i harrojnë të kaluarën”, deklaroi Haradinaj.

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell deklaroi sot se, cdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi.

„Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”, deklaroi diplomati britanik. (Ibna)