Kosova dhe Serbia sërish përplasen në OKB

Kosova dhe Serbia sërish përplasen në OKB
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ë Nju Jork ka  diskutuar raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.
Në këtë debatë sërish janë përplasur diplomati serb, Ivica Dacic dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku.
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë përfundimin e mandatit të UNMIK-ut, duke thënë se nuk ka asnjë arsye për vazhdimin e punës së misionit të OKB-së pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe i kryen të gjitha detyrat e veta.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, kujtoi faktin e në ditën e sotme të vitit 1999 Këshilli i Sigurimit votoi Rezolutën 1244 dhe vendosi administrimin e OKB-së në Kosovë. Duke vlerësuar lartë angazhimin ndërkombëtar në Kosovë, ajo përmendi mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.
“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i në lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku, duke theksuar ndërkaq se situata në Kosovë në vitin 2019 është krejt ndryshe nga viti 1999 dhe “më nuk shohim arsye për qëndrimin e UNMIK-ut në Kosovë. Burimet që ndahen për të mund të përdoren shumë më mirë gjetiu”, tha ajo.
Ministri serb tha se Serbia kërkon kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërsa akuzoi Prishtinën se nuk është e gatshme të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel më 2013.
Ai akuzoi Prishtinën edhe për bllokimin e bisedimeve me vendosjen e tarifave dhe miratimin e platformës për bisedime në të cilën përcakton se njohja e pavarësisë se saj është qëllimi kryesor i procesit.
Shefi i diplomacisë serbe paralajmëroi Këshilin e Sigurimit se sic tha, “Pristina po përgatitet të sulmojë veriun e Kosovës”.
Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj.
“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë zoti Daçiç në serbisht.
Diplomatja kosovare nuk ka reaguar fare ndaj deklaratave të doplomatit serb, Ivica Dacic. Ajo ka theksuar se ministri i jashtëm serb është sjellur sikur të ishte në një kafene, e jo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /Ibna/