Kosnett: Në Kosovë nuk duhet të zbatohen drejtësi selektive

Kosnett: Në Kosovë nuk duhet të zbatohen drejtësi selektive
Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett tha sot në Kosovë nuk duhet të zbahohet drejtësi selektive.
Ai tha se, të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjeve në fuqi.

“Duke përqafuar drejtësinë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, vendi siguron të ardhmen, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askujt nuk iu mohohet e drejta”,  tha Ambasadori Kosnnet sot në diskutimin në “Forumin FOL Hapur”, e organizuar nga Lëvizja FOL.

Diplomati amerikan ka kritikuar ashpër edhe punësimet partiake dhe nepotizmin.

“Ka shumë raporte në Kosovë ku njerëzit marrin pozita qeveritare jo pse kanë kualifikime, por janë të lidhur familjarisht”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Kosnett ka thënë se sundimi i ligjit mundëson të ardhme të denjë për të gjithë.

“Një sundim i ligjit dhe llogaridhëniet për të gjithë mund të siguroj që Kosova do ta ketë një të ardhme ku njerëzit kanë sukses me shkollimin e tyre, një të ardhme ku askush nuk është mbi ligjin. /Ibna/