Komiteti për punë të jashtme në Senatin amerikan ratifikoi Protokollin për në NATO, Reeker jep lajmin

Komiteti për punë të jashtme në Senatin amerikan ratifikoi Protokollin për në NATO, Reeker jep lajmin

Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-së e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ratifikimin e Protokollit bashkërisht në Facebook e publikuan ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në vend.

 Hapi i ardhshëm deri te ratifikimi i plotë është Protokolli të votohet në Senat. Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të Aleancës. pritet së shpejti këtë ta bëjnë tetë shtete e tjera aleate me të cilat vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e 30- të e NATO-s