Komikët rus bisedë telefonike me Zaevin, duke iu prezantuar si Stoltenberg dhe Poroshenko

Komikët rus bisedë telefonike me Zaevin, duke iu prezantuar si  Stoltenberg dhe Poroshenko

Komikët e njohur rus Vovan (Vladimir Kuzencov) dhe Leksus (Aleksej Stolarov) kanë publikuar dy videomateriale ku ata bisedojnë me telefon me kryeministrin Zoran Zaev, duke u prezantuar si presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Këto materiale sot janë kryelajmi i mediave në Maqedoninë e Veriut. Por nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev deri tani nuk janë dhënë shpjegime.

Në bisedën telefonike me komikun rus që prezantohej si Poroshenko, Zaev ka folur për politikën e jashtme, Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi – Kosovë, Ukrainën,  dhe marrëdhëniet me Rusinë, BE dhe NATO-n. Në bisedën tjetër telefonike, komiku tjetër rus është prezantuar sikur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas disa mediave, në këto biseda, Zaev ka dhënë edhe sekrete shtetërore dhe biseda me interes shtetëror.

Dy komikët rus në të njejtën mënyrë më përpara kanë mashtruar edhe vetë Poroshenkon, kryeministrin britanik Boris XHonson, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentin francez Makron, etj. /IBNA

https://www.youtube.com/watch?v=h4NMVZiaFv8