Koalicioni i Kosovës për Pajtim synon pajtimin me serbëve dhe shqiptarëve

Koalicioni i Kosovës për Pajtim synon pajtimin me serbëve dhe shqiptarëve
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë së bashku me disa OJQ për të drejtat e njeriut, që drejtohen nga shqiptarë dhe serb kanë krijuar Koalicionin e Kosovës për pajtim.
Përmes këtij mekanizmi kërkohen që të përmirësohen marrëdhënieve etnike në Kosovë, duke ngritur mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen e nismave bazë të komunitetit, që kanë për qëllim nxitjen e procesit të pajtimit në Kosovë.
Bekim Blakaj, drejtor i “Fondit për të Drejtën Humanitare”, në Prishtinë tha se këtë herë kanë vendosur që të bashkohen forcat me organizata të ndryshme, për të kontribuuar në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe pajtimit në Kosovë.
“Dokumentimi i së kaluarës dhe dokumentimi i humbjeve në njerëz gjatë periudhës së luftës dhe pas luftës, si dhe monitorimi i gjykimeve të krimeve të luftës, duhet të raportohen, pasi mendoj se njerëzit duhet të dinë më shumë për këto gjëra”, tha Blakaj.
Miodrag Miliçeviq, drejtor i organizatës joqeveritare “Aktiv’’ nga Mitrovica, tha se për të gjitha bashkësitë etnike në Kosovës është i rëndësishëm avancimi i kualitetit të jetesës, të drejtat e barabarta dhe respektimi i të gjitha bashkësive. Ai u angazhua për ndërtimin e vlerave, qëllimeve dhe të ardhmes së përbashkët brenda dhe jo jashtë Kosovës.
Edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, që kanë përkrahur formimin e këtij koalicioni, kanë thënë se është e rëndësishme që të merren iniciativa të tilla për pajtim.
Stergios Tragoudas nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë tha se, procesi i pajtimit është shumë sfidues, ndërsa mori shembull vendet anëtare të BE-së për mënyrën e tejkalimit të problemeve.
“Ne jemi duke folur për pajtimin dhe sic e dini pajtimi është thelbi i vlerës së Bashkimit Evropian. Vendet anëtare të BE-së  duke bashkëpunuar me qytetarët dhe institucione të ndryshme kanë arritur ti zgjidhin problemet e tyre. Ne kemi vende anëtare me minoritete të cilat i gëzojnë të gjitha të drejtat, jo vetëm civile, por edhe etnike”, tha ai.
Kohë më parë një model të tillë pajtimi e ka mbështetur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka kërkuar që njëherë duhet të zhvillohet dialogu i brendshëm me serbët që jetojnë në Kosovë dhe pastaj dialogu me Beogradin. (Ibna)