KFOR mbështet aksionin e policisë së Kosovës në veri

KFOR mbështet aksionin e policisë së Kosovës në veri

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka mbështetur aksionin e policisë së Kosovës në Veri.

Ai  ka deklaruar se aksioni i djeshëm i policisë së Kosovës ishte i rregullt dhe se kërcënimin më të madh e paraqesin politikanët dhe mediat.

Dje kishte pak tension por për fatin e mirë ka qëndruar në lokacione të izoluara dhe ka përfunduar brenda ditës andaj mund të them se është e qetë”, deklaroi ai.

I pyetur se me nga kush kishin marrë leje policia e Kosovës për të zhvilluar aksionin në veri, Grasso ka thënë se ajo që ndodhi ishte operacioni policor i zhvilluar me kërkesë nga prokuroria e Kosovës.

“Operacioni është zhvilluar në disa komuna, përfshirë edhe ato në veri. Sa i përket aprovimeve, policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për realizimin e të drejtës së sundimit të ligjit. Dhe, kur ata janë në realizim të saj e bëjnë pa leje shtesë”, shpjegoi ai.

Operacioni i arrestimeve të 19 zyrtarëve policor në Kosovë, nxiti tensione në veriun banuar me shumicë serbe por edhe ndërmjet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa autoritetet ndërkombëtare bën thirrje për respektim të parimeve të sundimit të ligjit./Ibna/