Këshilltari i Haradinajt ndalohet në Serbi

Këshilltari i Haradinajt ndalohet në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se këshilltari i tij Srdjan Jovanoviç, është ndaluar nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës në Serbi.

Haradinaj  ka shprehur shqetësimin e tij për këtë ndodhi.

“Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanoviç nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i ka bërë thirrje autoriteteve në Bruksel që të reagojnë ndaj palës serbe.“Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona”, thuhet në postimin e kreut të ekzekutivit kosovar./Ibna/