Këshilltari gjerman i Qeverise se Zaevit kritika për korrupsion dhe shmangien e tatimit

Këshilltari gjerman i Qeverise se Zaevit kritika për korrupsion dhe shmangien e tatimit

Niveli i lartë i korrupsionit, mosrespektimi i ligjeve dhe mospagimi i tatimeve janë tre segmentet negative, që nuk lejojnë zbatimin e plotë të reformave ekonomike në Maqedoninë e Veriut, theksoi këshilltari i qeverisë, Walter Defa, i cili është në këtë detyrë me rekomandimin e kancelares gjermane Angela Merkel, për të ndihmuar në përmirësimin e politikave ekonomike. Sipas këshilltarit gjerman, nevojiten investime, por borxhi publik assesi nuk guxon të thellohet.

“Për të qenë i suksesshëm në zbatimin, ju duhet të përqendroheni te prioritetet. Prioritetet janë të rëndësishme, sepse nuk mund të bëni gjithçka njëkohësisht. Programi për reformën ekonomike nuk është vetëm plotësimi i pyetësorëve…”, theksoi Defa, i cili gjatë periudhës së fundit ka bërë një vlerësim të përgjithshëm mbi trendet ekonomike dhe funksionimin e institucioneve. /IBNA