KE a do të rekomandojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut?

KE a do të rekomandojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut?

Pak orw para publikimit tw raportit tw progresit dhe pakos pwr zgjerimin e BE-sw nga ana e eurokomisarit pwr zgjerim Johannes Hahn, liderwt shtetwror presin lajme dhe vlerwsime tw mira.

Kryeministri Zoran Zaev njw ditw para publikimit tw raportit tha se sinjali i qartë i BE-së për fillimin e negociatave me vendin tonë do të jetë një shtytje pozitive për Ballkanin Perëndimor dhe do të dekurajojë të gjitha ndikimet e padëshiruara në rajon.

Edhe zwvendwskryeministri pwr cwshtje evropiane, Bujar Osmani tha se pret raport pozitiv.

“Edhe disa orë pritje të raportit më pozitiv deri më tani me rekomandim të pastërt. Plani 369 dhe Plani 18 do na bëjnë krenar!” ka shkruar Osmani në proflin e tij në facebook.

Televizioni nacional Alsat nw Shkup duke u thirrur nw burime diplomatike raportoi se në bazë të progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Edhe media tw tjera kanw paralajmwruar njw raport pozitiv pwr vendin pas sukseseve në fushën e politikës së jashtme, Marrëveshjes sw Prespës dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së emrit me fqinjin jugor Greqinë, marrëveshjen me Bullgarinë, si dhe reformat e tjera veçanërisht në shërbimet e sigurisë. /IBNA