Kanadaja ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Kanadaja ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Kanadaja ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Gëzohemi që në të ardhmen e afërt do të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si anëtare të 30 të aleancës”, ka bërë të ditur në twitter Ambasada e Kanadasë në Serbi. Por lajmi është konfirmuar edhe nga autoritete qeveritare në Shkup.  

Kanadaja është vendi i 18 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./IBNA