Janeva: Askush nuk mund të më shkarkojë

Janeva: Askush nuk mund të më shkarkojë
“Askush nuk mund të më shkarkojë, mua më mbron ligji, ndërsa kërkesat e VMRO-DPMNE-së janë politike dhe nuk dua t’i komentoj”, theksoi kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ndaj zërave për shkarkimin e saj dhe ekipit të saj. Kjo çështje sipas Janevës nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve sepse as ligji aktual nuk parasheh ndryshime kadrovike.
Numri një i Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, tha se edhe pasi t’i skadojë mandatet në muajin shtator, ajo do të rikandidojë për të njëjtin post pasi të miratohet ligji i ri për Prokurorinë Publike.
Shkarkimin e saj e ka kërkuar VMRO-DPMNE gjatë bisedimeve me Qeverinë që po zhvillohen tani e disa javë. Specialja u formua në vitin 2015 për të hetuar skandalin e përgjimeve./IBNA