Ivanov vazhdon të mos firmos dekrete, nuk firmos as Ligjin antidiskriminim

Ivanov vazhdon të mos firmos dekrete, nuk firmos as Ligjin antidiskriminim

Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, nuk e firmosi edhe dekretin për Ligjin për parandalimi dhe mbrojtje nga diskriminimi, që u miratua javën e kaluar. Ligji është kthyer në Kuvend, ndërsa në arsyetim qëndron se Ivanov thirret në nenit e Kushtetutës, i cili i jep të drejtë për të mos nënshkruar.

“Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës kam sjellë vendim të mos nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ka sjellë në seancën e mbajtur më 11 mars të këtij vitit”, thuhet në arsyetimin e Ivanovit. Neni për të cilin thirret është moscënimi i interesave shtetërore. Ivanov deri tani nuk ka nënshkruar edhe ligjet në sferën e reformave që janë kërkuar nga Bashkimi Evropian. /IBNA