Ish-presidentët e rajonit nga Shkupi porosi për Brukselin

Ish-presidentët e rajonit nga Shkupi porosi për Brukselin

Bashkimi Evropian duhet të jap datën për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo ka qenë thirrja e ish-presidentëve të vendeve të rajonit të Ballkanit nga konferenca rajonale e zhvilluar gjatë fundjavës në Shkup, nën patronatin e ish-presidentit Branko Crvenkovski. Në dokumentin e përbashkët ish-presidentët theksuan se BE dhe liderët e saj duhet të mbajnë fjalën dhe kredibilitetin për perspektivën europiane të vendeve që janë kandidatë potencial. 

Ish-presidenti Branko Crvenkovski tha se vendi bëri lëshime të dhimbshme me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. 

“Nëse këtë verë nuk kemi datën për hapjen e bisedimeve, kjo do të jetë dëshmi për mungesë të lidershipit dhe vizionit në BE”, theksoi Crvenkovski, i njohur edhe si lideri disavjeçar i Lidhjes Social Demokrate (SDSM) që aktualisht drejtohet nga Zoran Zaev.

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, deklaroi se pret nga BE lidership dhe vendosmëri në përcaktimin e datës për bisedimet e anëtarësimit me vendin e tij.

 “Nëse Maqedonia Veriore dhe Shqipëria nuk marrin një datë për bisedimet e anëtarësimit, dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk merr një mendim pozitiv për kërkesën për anëtarësim, në vend të përparimit thelbësor në rajon, do të përballemi sërish me zhgënjimin”, porositi Pendarovski.

Ish-presidentët në deklaratën e përbashkët alarmuan domosdoshmërinë që Ballkani Perëndimor sërish të mos jetë viktimë e ideve dhe trendeve retrograde. Dokumenti i firmosur do të dërgohet tek institucionet më të larta të BE-së. Pjesë e këtij evenimenti nuk ishte ish-presidenti Gjorgje Ivanov, por edhe ish-presidentë të tjerë nga rajoni. /IBNA