Intervistohet në Itali, kryeministri: Ajo që shihni, jo revoltë e popullit!

Intervistohet në Itali, kryeministri:  Ajo që shihni, jo revoltë e popullit!

“Dua t’ju them se ajo që shihni sot në Shqipëri nuk është revoltë e popullit”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama dje gjatë një interviste të dhënë në Rai Uno, në Itali, për emisionin “Porta a Porta”. Sipas kreut të qeverisë, ajo që shfaqet në Shqipëri në fakt është një realitet ndryshe. “Çka shihni në këto imazhe të forta është vetëm një perimetër i vogël i Tiranës”, tha gjithashtu Rama, referuar protestave të opozitës.

Më tej, ai evidentoi edhe reformat e bëra nga qeveria, si edhe luftën kundër kanabisit, për rezultatet rreth së cilës ai iu referuar edhe raporteve të Guardia Di Finanza-s italiane. “Në vitin 2013 ishin 400 mijë ha me kanabis. Ndërsa në 2018 janë 0.8 ha”, tha saktësisht ai. Teksa përmendi edhe shkëmbimet tregtare dhe ato ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve tona. “Sot sjellim një shkëmbim ekonomik e tregtar me Itali, prej 2.6 miliardë eurosh euro në vit. Shqipëria eksporton 1.2 miliard euro në Itali”, është shprehur kryeministri Rama.