Intervista me kandiaten për presidente Gordana Siljanovska – Davkova

Intervista me kandiaten për presidente Gordana Siljanovska – Davkova

Pas intervistave me kandidatët për president, Stevo Pendarovski nga LSDM (Lidhja Social Demokrate) dhe kandidati i pavarur Blerim Reka, agjencia e lajmeve IBNA ka zhvilluar një intervistë edhe me kandidaten për presidente të përkrahur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova. Ajo në këtë intervistë flet për sfidat e saj si kandidate në garën presidenciale, për qëndrimet kundër Marrëveshjes së Prespës dhe planin e saj për rishikimin e kësaj marrëveshje.

Për herë të parë po hyni në një garë presidenciale. Cili ishte motivi dhe cilat janë pritjet e juaja?

 

Po, kjo për mua është një sfidë e re, edhe pse nuk mund të them se jam pa përvojë në politikë. Sic e dini, dy vite kam qenë ministre në Qeveri nga radhët e liberalëve në periudhën 1992-1994. Si profesoreshë që në planin praktik dhe shkencor jam marrë me të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik, kam pasur rastin që të përfshihemi në debatin politik.

Pas përfundimit të mandatit si ministre thas me vete se nuk mund të jem politikane, për shkak se ajo është botë e huaj për mua. Deri tani me dashuri dhe përkushtim jam marrë vetëm me punën time si profesoreshë, shkencën dhe studentët. Nxitja për tu përfshirë në këtë garë erdhi nga komuniteti i akademikëve, për shkak të angazhimit tim aktiv gjatë viteve të fundit dhe ekspertizave specifike për zhvillimet në vend. Si më logjike ishte kandidimi im përmes një gare në kuadër të një partie të madhe. Disa vlerësojnë se nuk është e natyrshme dhe cuditshme që jam lajmëruar në VMRO-DPMNE, por përgjigja ime është se a ka logjikë që të jem pjesë e partisë në pushtet, e cila po udhëheq politika humbëse. Pozicioni im është opozitar, por nuk është i patjetërsueshëm që të jem e lidhur me qëllimet programore të VMRO-DPMNE-së.  Qëllimi im është që përvojën time disavjecare dhe diturinë në planin e sistemit politik dhe të drejtës kushtetuese ti vë në funksion dhe ti ndihmojë vendit tim që të bëhet shtet ku sundon drejtësia, ndarja e pushteteve që të mos ndodhë që i tërë pushteti të koncentrohet në duart e koalicionit qeveritar.  Për dy vite, ky pushtet arriti që të na bind se mund të jetë edhe më keq se deri tani. As unë, por as qytetarët nuk kemi më cka të humbin, vetëm se mundemi që të kthejmë shpresën tek institucionet.

Cila është oferta e juaj se përse duhet votuar kandidatura juaj

 

Në intervista të tilla nuk mundet që të prezantojë gjithë ofertën time, por gjatë fushatës janë momentet e vërteta për të shpalosur ofertën. Mendoj se qytetarëve i janë të nevojshme figura të reja, që deri tani nuk i kanë parë në politikë, në zgjedhjet parlamentare apo presidenciale, dhe kjo është përparësi për mua.  Arsyeja e dytë është njohuritë e mija rreth funksionimit jo vetëm të sistemit politik, por edhe përvoja ime comparative, njohja ime me kolegë të mirënjohur që I kam takuar në Komisionin e Venecias, ku kam përfaqësuar vendin tim për dy mandate, dhe nga të cilët gjithmonë mund të marrësh mendime objektive.  Unë e kam idenë për një udhëheqje ndryshe nga presidentët e deritanishëm, me një vendosmëri më të madhe, me një qasje më të zëshme dhe më aktive në raport me Qeverinë dhe Kuvendin, dhe e treta, mendoj se është koha që edhe një gruaje ti jepet mundësia të hyjë në politikën ku dominojnë burrat. 

Ku dalloni nga dy kundërkandidatët e juaj, edhe pse tashmë është I njohur qëndrimi juaj kundër Marrëveshjes së Prespës dhe mospranimit të emrit të ri Maqedonia e Veriut ?

Atë që e kemi bashkërisht si kandidatë është se të tre vijmë nga bota akaedmike, ashtu që unë kam një karrierë më të gjatë në këtë plan. Është një fushatë interesante. Me kolegun tim Blerim Reka vijmë nga kampusi opozitar dhe ndajmë qëndrime kritike rreth mënyrës së qeverisjes së pushtetit aktual, por me të kemi dallime rreth Marrëveshjes së Prespës.

Nga ana tjetër, Blerim Reka dhe kolegu ynë, kandidati Stevo Pendarovski dakordohen me Marrëveshjen e Prespës. Por ata nuk dakordohen për mënyrën e qeverisjes dhe rezultateve të koalicionit qeverisës.  Pendarovski natyrisht që përfaqëson pozicionet që janë të përafërta me koalicionin qeverisës  rreth Marrëveshjes së Prespës,  por rreth kësaj cështje unë posedojë argumente më serioze dhe që kanë bazë, dhe se kjo qeverisje po e [on prapa vendin në rrugëtimin drejt BE-së. Sipas bindjes sime të thellë, ndryshimi i emrit dhe Kushtetutës janë bërë me qëllimin për të shkurtuar rrugën drejt BE-s, por faktikisht kemi një rezultat kundërthënës, sepse në planin e brendshëm kemi humbur kohezionin dhe kemi krijuar një traumë nacionale, humbje të besimit jo vetëm tek institucionet, por edhe tek NATO dhe BE. Emri ndryshoi, por shteti asnjëherë nuk ka pësuar nga një deficit i tillë demokratik.

Nëse do zgjidheni presidente, cilat do të jenë prioritetet e juaj, sidomos në planin e jashtëm në raport me NATO dhe BE, por edhe në raport me vendet fqinje?

Maqedonia (kjo nuk e njeh emri e ri, vetëm Maqedoni e përdor, ta lëmë ashtu) qëmoti ka vendosur prioritetet e saj në planin e politikave të jashtme, dhe unë nuk mund dhe nuk dëshiroj që ti ndryshojë ato.  Atë që dua ta ndryshojë është mënyra e udhëheqjes së politikave të jashtme, përmes së cilës nuk do të rrezikohen apo nuk do të shiten interesat nacionale. Vendin tonë të mos lejojmë ta shëndërrojmë të varur dhe të dobët para fqinjëve dhe në kuadër të familjes evropiane. 

Një nga punët e para që planifikojë të bëj do të jetë formimi i një ekipi të ekspertëve, nga ekspertë vendor dhe të huaj në fushën e së drejtës ndërkombëtare, për të rishikuar Marrëveshjen e Prespës, nën prizmin e Komisionit të Venecias.  Në përputhje me analizën juridike që do të bëhet, do të ndërmarrë masa konkrete pa institucioneve përgjegjëse ndërkombëtare.

Në raport me fqinjët preferoj që përmes bashkëpunimit konkret dhe diplomacisë publike, ekonomike dhe kulturore, ti afrojë qytetarët e vendeve fqinje. Përkrahja ime do të jetë për bizneset, komunitetin akademik, kulturor dhe të sportit, me qëllim të marrëdhëniet fqinjësore të mos ngelin vetëm për takime të rezervuara për elitat politike dhe diplomatike, por të afrojmë fqinjët.

Edhe pse shumica mendojnë se Marrëveshja e Prespës ka rrënuar mosmarrëveshjet midis dy vendeve, unë mendoj të kundërtën, sepse tani na ndajnë më shumë mosmarrëveshje dhe jemi më të rezervuar, sidomos kjo reflektohet tek qytetarët e zakonshëm. Duhet të punojmë në këtë drejtim për shkak se progresi në rajon varet nga shumë palë të interesuara. Kjo për ne është e rëndësishme aq sa është i rëndësishëm integrimi në BE. Integrimi fillon me rajonin.  Por dua ta them edhe një fakt për të cilin shumë pak flasin dhe për këtë mund të them se bota po ndryshon multipolarizimi po del në sipërfaqe, ndërsa Maqedonia e ka të domosdoshme që të gjejë përgjigje për të gjitha sfidat, në kuadër të së drejtës ndërkombëtar, duke përfituar maksimumin nga aleancat me vendet e afërta dhe të largëta. /IBNA