Ideja për ndarjen territoriale të Kosovës është e dëmshme, e rrezikshme

Ideja për ndarjen territoriale të Kosovës është e dëmshme, e rrezikshme
Ideja për ndarjen territoriale të Kosovës është e dëmshme, e rrezikshme dhe e patolerueshme.
Ky konkludim ka dalë nga debati publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?’’, i organizuar të enjten nga Qendra Mediale në Çagllavicë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që kryeson delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje.
Ai ka theksuar se territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe pa njohje nuk ka kuptim asnjë dialog.
“Nuk ka asgjë të panjohur në platformë, është derivat i Kushtetutës së Kosovës. Kosova shkon në bisedime në Bruksel për njohje. Ne si Kosovë kemi nxjerrë disa tema që na interesojnë të jenë në tavolinë dhe pjesë e marrëveshjes. Në fund ky proces duhet të përfundojë me njohje. Marrëveshje që do të hapte perspektivë për dy vendet tona.
Në ketë dialog, Serbia duhet të njoh realitetin e Kosovës si shtet i pavarur. Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë në Beograd. Ata e dinë që Kosova ka një Kushtetutë, e dinë që Kosova e ka shpallur pavarësinë. Kjo platformë është në tërësi në përputhje me Kushtetutën. Ende nuk kemi qëndrim zyrtar të Serbisë, siç e kemi ne. Kosova është e pa cenueshme në territorin e saj, pa njohje nuk ka kuptim asnjë dialog”, është shprehur Limaj.
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (SLS) Nenad Rashiq deklaroi se serbët e Kosovës nuk janë të informuar nga Beogradi sa i përket procesit të dialogut.
Ai u shpreh se është kundër çdo ndryshimi të kufijve.
“Përmes procesit të dialogut, ne serbët dhe Kosovës jemi si gusat në mjegull, nuk jemi të informuar nga Beogradi. Ne serbët e Kosovës jemi të lënë anash. Ligji për dialogun ka anë të mira dhe të këqija.
Pozitive është ajo që ekziston diçka, ekziston një plan një platformë. Negative është që janë vendosë disa kufizime. Gjëja e mirë që delegacioni kosovar ka qëndrim që nuk do të ketë ndarje. Jam kundër për çfarëdo prekje të kufijve, demarkacioni e çfarëdo korrigjimi do të ishte katastrofal për serbët e Kosovës”, tha Rashiq./Ibna/