IBNA FORUM/ Shqetësimet që sjell mungesa e pluralizmit në institucionet shqiptare

IBNA FORUM/ Shqetësimet që sjell mungesa e pluralizmit në institucionet shqiptare

Në Shqipëri, opozita dorëzoi mandatet parlamentare, duke bërë që për herë të parë pas afro 30 vjetësh të rikthimit të pluralizmit politik, një pjesë e popullsisë mos ketë përfaqësim në pushtetin legjislativ.

Vendi është qartësisht në një krizë politike, por kjo nuk është një gjë e rrallë për shqiptarët.

Ajo që e bën më shqetësuese situatën është se politika është futur në një rreth vicioz pasi asnjëra nga palët, mazhoranca dhe opozita, nuk tërhiqen.

Kryeministri Edi Rama mori në 2017 një mandat të fortë dhe ka për detyrë t’i shërbejë sidomos asaj pjese të votuesve që i besuan mandatin e dytë katërvjeçar.

Kurse opozita, duke mbetur ashtë institucioneve, bën që populli mbështetës i saj, të mos ketë zërin e tij në Parlament.

Politikanët e opozitës, kanë paralajmëruar se nuk janë vetëm protestat dhe tërheqja përfundimtare nga Parlamenti, masat që ajo ka marrë. Përshkallëzimi sipas saj do të vazhdojë.

Një tjetër masë që pritet, është tërheqja edhe e kryetarëve të bashkive që kontrollohen nga opozita.

Në këto kushte, kriza thellohet shumë dhe zgjidhja është ose në dorën e qeverisë, ose ajo të dalë nga një dialog me opozitën.

Këto çështje që janë kthyer në temë dite në Shqipëri, IBNA i trajton sot në këtë forum me analistë të njohur në vend, Arben Malaj, ish deputet i Partisë Socialiste dhe disa herë ministër në qeveritë e majta, Neritan Sejamini, ish deputet i Partisë Demokratike dhe Zamira Çavo, ish deputete e Partisë Socialiste.

Që të tre janë politikanë të njohur në vend dhe trajtojnë me objektivitet situatën e krijuar.

Arben Malaj pohon se vendi është në një situatë kritike e cila kërkon një zgjidhje. Ai alarmon se nëse kjo situate vazhdon ajo do te ushqejë një efekt domino jopozitive mbi zhvillimet social, ekonomike the politike.

malaj

“Pasiguria do të reduktojë konsumin dhe investimet individuale e private, kurse investimet e huaja direkte do të mbeten në pritje gjithashtu. Rritja ekonomike do të ulet ndjeshëm, papunësia do të rritet, varfëria do të shtohet, braktisja e vendit do the përshpejtohet”, – janë parashikimet e zymta të ish ministrit të Ekonomisë, Arben Malaj.

Në këto kushte, do të kemi sipas tij, më pak rritje ekonomike, më pak të ardhura në buxhet, më pak të ardhura, më shumë deficit buxhetor dhe borxh publik më të lartë.

Por cila është zgjidhja? Z.Malaj shpjegon: “Ky cikël negative mund te ndërpritet vetëm nëpërmjet një pakete reformuese të politikës  dhe jo nga marrëveshje individuale midis  liderëve partiakë”.

Malaj vëren se pa reformuar sistemim tone politik duke reduktuar deficitin demokratik, përfaqësuesit t’i përzgjedhin votuesit dhe jo  kryetarët, në nivel vendore apo kombëtare, pa qartësuar ndarjen, balancën dhe kontrollin e pushteteve çdo marrëveshje për një zgjidhje  i bënë të padobishme zgjedhjet e njëpasnjëshme sipas mentalitetit – “siç ma bërë – do ta bëj”.

Sejamini has served as the Head of the Department of EU Relations at the Ministry of Finance and Ministry of Economy, head of the Department of EU Assistance at the Council of Ministers during 1991-1995, as well as Adviser of the Prime Minister during 2005-2008. Sejamini is also the founder and the Executive Director 1996-1997 of the Institute of Current Developments.

Sejamini, ndalet në djegien e mandateve. Ai nuk pajtohet me qëndrimin e ndërkombëtarëve, SHBA dhe BE se lënia e mandateve nga opozita “minon parimet bazë të demokracisë dhe saboton përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme”.

Z.Sejamini pohon se kriza parlamentare, pra lënia e mandateve nga opozita, cënon stabilitetin e qeverisjes, madje edhe stabilitetin politik të vendit, por ajo nuk cënon kurrsesi parimet demokratike.

Ai vlerëson se është demokratike që, nëse një parlament bëhet jofunksional, të thirren zgjedhje të parakohshme.

Kjo në demokracitë parlamentare perëndimore ndodh rëndom dhe për arsye nga më të ndryshmet. Kur ka krizë qeveritare, është gjëja më demokratike që t’i jepet mundësia popullit ta zgjedhë krizën me votë.

Madje provokimi i krizave parlamentare është një nga mjetet më të rëndësishme demokratike dhe më të përdorurat në perëndim. Aktualisht, në Spanjë sapo janë thirrur zgjedhje të parakohshme dhe nuk ka thënë njeri se ky veprim është jodemokratik.

Nisur nga të gjitha këto, z.Sejamini thekson faktin se një nga vlerat politike thellësisht amerikane është mosbesimi ndaj qeverisë dhe liria e njerëzve për të ndërruar qeverinë e tyre sa më shpesh.

Duke u ndalur në situatën në Shqipëri, Sejamini thotë se “ndonëse ka prova dhe fakte të pakundërshtueshme se zgjedhjet janë vjedhur në bashkëpunim me krimin kërkohet që qeveria të lihet rehat dhe të mos japë asnjë llogari për këtë gjë”.

Po ashtu ai evidenton edhe faktin tjetër se “të gjitha raportet e qeverisë amerikane, të dy viteve të fundit, nuk tregojnë asnjë përmirësim, por përkundrazi vetëm përkeqësim të qeverisjes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

E po kështu edhe të gjitha raportet ndërkombëtare, si amerikane edhe europiane, nga Freedom House tek Transparency International si dhe të gjitha raportet e qeverive të BE-së.

Zamira Çavo, e kanalizon shqetësimin e saj në faktin se shqiptarët janë ndarë në dy pjesë, ku njëra palë mbështet mazhorancën dhe tjetra opozitën.

Personalisht Çavo nuk i beson kësaj elite politike. “Nuk i besoj Bashës e Ramës e jo më Berishës e Metës. Nuk i besoj modeleve të tyre”.

Por a ka alternativa të tjera? Zonja Çavo thotë: “Unë i besoj një ndryshimi radikal në qeverisje, në model e në frymë. Por kjo duket larg për aq kohë sa jeni rreshtuar në skalione politike për të mbrojtur njërin apo tjetrin vampir politik”.

Çavo shprehet e shqetësuar edhe për faktin se liderët e sotëm politikë janë të fokusuar në marrjen apo mbajtjen e pushtetit, por askush nuk flet për hallet konkrete të shqiptarëve: “Kush prej tyre foli se do na ndryshojë modelin e ekonomisë? Kush foli për arsimin apo shëndetësinë? Kush foli për rritjen e pagës minimale? Kush shpalosi nevojat dhe përparësitë që ka vendi? Askush”.

Në këtë pikë, zonja Çavo ka një këshillë për shqiptarët: “Mos mendoni për politikanët qofshin nga çdo krah i politikës. Kjo elitë politike është e marrë e gjitha peng nga modeli korruptiv, klanor e autoritar!  Nuk mund ta ndryshojmë politikën nëse nuk ndryshojmë veten tonë, mendimin tonë dhe reagimin tonë, sepse pa u ndryshuar ne, mos prisni të ndryshohet e ardhmja jonë!”