
Hungaria është shteti i radhës që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili qëndroi në Budapest me ftesë të homologut hungares Laslo Kover.
Ratifikimin e mbështetën 153 deputetë të Kuvendit hungarez.
Hungaria është vendi i 19 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./IBNA